Bllokada në Kuvend, Haziri: Situata është bërë e neveritshme

17 qershor 2025 | 11:04

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se zvarritja e formimit të institucioneve nuk mund të arsyetohet në asnjë mënyrë.

Pas ndërprerjes së seancës së sotme, ai ka thënë se kjo gjë është bërë e neveritshme për të gjithë.

“Kjo që po ndodh edhe sot, me moskonstituimin e Kuvendit dhe mos funksionalizimin edhe të qeverisë me legjitimitetet të 9 shkurtit është shumë vonesë e madhe, e cila nuk arsyetohet, nuk justifikohet. Është e dëmshme dhe është bërë e neveritshme, jo vetëm për Arianit Kocin, po për krejt neve”, ka thënë Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka reaguar për situatën…