
Bllokada në Kuvend, Maliqi thotë se fjalët kompromis’ dhe ‘konsensus janë bërë mëkat
Analisti politik, Agon Maliqi, ka komentuar ngërçin në Kuvendin e Kosovës ku edhe pas 21 përpjekjeve s’ka konstituim të legjislaturës së nëntë.
Albin Kurti nuk e ka shumicën për të votuar kryeparlamentarin, por është duke insistuar se me votim të fshehtë do të kryhej kjo punë. Por, as për të ndërruar mënyrën e votimit që opozita po e konsideron të paligjshëm, nuk i ka numrat.
Duke e komentuar këtë situatë, Maliqi ka shkruar në “Facebook” se fjalët kompromis dhe konsensus janë bërë mëkati më i madh, derisa “prioritet është bërë ecja “përpara me strategjinë “gjeniale” të goditjes së murit me kokë”.
“Kjo gjendje mbijetese vazhdon të ushqehet nga shpirti ndërmarrës i njerëzve dhe nga durimi stoik i shoqërisë, muskujt e të cilit u forcuan në vitet 90 gjatë rezistencës paqësore. Sot teksa narcisizmi politik e solli shtetin në gjendje të paralizës së plotë, më mahnitëse dhe shqetësuese se çdo gjë tjetër është indiferenca publike dhe kthimi i qytetarëve në spektatorë të këtij spektakli absurd, thuajse shteti nuk ka të bëjë me ta”, ka shkruar Maliqi.
Postimi i plotë i Maliqit: