Bllokada në “Xhorxh Bush”, Rama–Çekut: Jeni thirrur në një projekt-dokument pa bazë ligjore, s’e keni kryer punën tuaj

03 nëntor 2025 | 23:06

Kryetari aktual i Prishtinës dhe kandidati i LDK-së për një mandat të dytë, Përparim Rama, akuzoi kandidatin e Vetëvendosjes dhe ish-ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, për bllokadë të qëllimshme në projektin për sheshin “Xhorxh Bush”.

Rama tha se gjatë përgatitjes së projektit, institucionet qendrore kishin penguar procesin me justifikime të pabazuara ligjërisht, ndërsa asnjë nga ndërtesat përreth nuk ishte e regjistruar në Kadastër.

Ai akuzoi Çekun për moskryerje të detyrave institucionale gjatë kohës sa ishte ministër i Kulturës:

“Unë e di që çmoj dhe e njoh trashegiminë kulturore në mënyrë profesionale. Cilat ndërtesa janë në kadastër të regjistruar. Kur ne e kemi bërë projektin, janë thirrë në një projekt-dokument që nuk ka bazë ligjore. Kur ne e kemi kriju projektin, asnjë ndërtesë s’ka qenë e regjistruar në Kadastër. Këto janë fakte. Fakte. Fakte. Faket. Edhe sot nëse i sheh në hartë, nuk i kanë. Ju zoti Çeku nuk e keni kryer punën e juaj. Projektet tona që i kemi shty përpara, të gjitha kanë qenë në mbrojtje të trashegimisë kulturore.” – tha Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Ti je bllokues e me shet demagogji”, nuk ndalet përplasja…