Bllokada te nënkryetari serb, Kryeziu: Opozitë e paguximshme, e kurthuar nga LV-ja

28 gusht 2025 | 12:36

Ismet Kryeziu nga KDI-ja e ka quajtur ish-opozitën “të paguximshme” dhe “të kurthuar” nga veprimet politike të Vetëvendosjes, siç ishte bllokimi te zgjrdhja e Nënkryetarit serb të Kuvendit të Kosovës.

Postimi i plotë i Kryeziut në “Facebook” :

Opozitë e pafuqishme, pa guxim dhe pa vizion nuk është e kurthuar vetëm sot nga veprimet e LV-së, por tash e pesë vite është futur në terrenin dhe shërbimin e politikave të saj.

Zgjidhja është e qartë: të votohet nënkryetari i Kuvendit nga lista serbe dhe t’i hapet rrugë zhbllokimit të institucioneve.

Çdo veprim tjetër nuk është as mbrojtje e interesave të qytetarëve e as qëndrim politik. Përkundrazi, është e kundërta e asaj që do duhej të bëjë një parti politike opozitare. Kjo sjellje do të penalizojë jo vetëm partitë, por edhe secilin qytetar të vendit, përmes papërgjegjësisë dhe politikave përçarëse që minojnë çdo vlerë demokratike. Këto pasoja dhe këto sjellje nuk ua ka borxh askush këtyre partive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti nga pakica serbe, Nenad Rashiq, ka dështuar të zgjidhet…