Bllokimi i rrjeteve sociale, vjen reagimi i parë nga “Facebook”-u

04 tetor 2021 | 20:44

Shefi i komunikimit në “Facebook”, Andy Stone ka reaguar në “Twitter” për rrjetet sociale në pronësi të “Facebook”-ut që kanë dalë jashtë funksioni më shumë se dy orë.

“Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim”, ka shkruar ai, pasi “WhatsApp”, “Instagram” dhe “Facebook Messenger” janë të gjitha në pronësi të “Facebook”-ut.

Platformat më të klikuara të komunikimit me mesazhe janë bllokuar në të gjithë botën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një takim virtual, kryeministri Albin Kurti, së bashku me…