Boatengu, afër marrëveshjes me Fiorentinën  

30 korrik 2019 | 11:05

Kevin-Prince Boateng do të largohet nga skuadra e Sassuolos këtë verë, por jo nga Serie A. Siç raportojnë mediet italiane, mesfushori ganez ka gjetur akordin me Fiorentinën.

Ekipi vjollcë është në kërkim të një mesfushori me eksperiencë dhe Boateng shihet si futbollisti i duhur. Sezonin e shkuar, Boa u rikthye në Serie A duke nënshkruar për Sassuolon, por në janar, u huazua te Barcelona, transferim që u konsiderua si më i çuditshmi i muajit janar.

Pas gjashtë muajsh si katalanas, Boateng u rikthye te Sasuolo këtë verë, por duket se nuk do të qëndrojë gjatë. Bisedimet mes Sassuolos dhe Fiorentinës janë drejt fundit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova U20 (femrat) po vazhdon përgatitjet intensive për Kampionatin Evropian,…