
Boatengu mund të transferohet në Angli
13 nëntor 2020
| 15:05
Pavarësisht prej bisedimeve për një rinovim të mundshëm të kontratës, e ardhmja e Jerome Boateng duket larg Bayernit.
Mbrojtësi gjerman është në muajt e fundit të kontratës, që e lidh atë me “bavarezët”, dhe destinacioni i radhës do të jetë futbolli anglez.
Disa nga klubet më të rëndësishme janë në gjurmët e tij për ta afruar me parametër zero. Arsenali, Chelsea dhe Tottenhami po përgatitin ofertën e duhur për të bindur 32-vjeçarin që të transferohet në Angli.