
Boca Juniors synon transferimin e Cavanit dhe Melos
05 prill 2021
| 14:15
Boca Juniors ka vënë nën shënjestër dy lojtarë të mëdhenj për sezonin e ardhshëm, me objektivin për të fituar Kupën Libertadores, që për ta duket e “mallkuar”.
Sipas mediave argjentinase, në krye të listës së merkatos së “Xeneizes” janë Felipe Melo, i cili aktualisht luan te Palmeiras dhe Edinson Cavani, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit me Manchester United dhe për momentin nuk ka vendosur nëse do të rinovojë ose jo me “djajtë e kuq”.