Bodo/Glimt shpreh interesim për portierin e Kosovës

07 prill 2026 | 16:53

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi, pritet të largohet nga skuadra zvicerane, FC Lugano gjatë merkatos s verore.

Gardiani i Dardanëve, ka tërhequr vëmendjen e klubit norvegjez Bodo/Glimt.

Sipas Blicksport, skuadra norvegjeze po planifikon që ta përforcojë skuadrën e tyre dhe të jenë të gatshëm për edicionin e ardhshëm të kualifikimeve të UEFA Champions League.

Në këtë kuadër, Saipi shihet si një investim i rëndësishëm për portën.

Kujtojmë që Bodo/Glimt ka qenë një nga surprizat më të mëdha të këtij edicioni në Champions League, duke eliminuar kundërshtarë të fortë si Inter Milan, Atletico Madrid dhe Manchester City.

Paraqitjet e tyre kanë marrë vlerësime të larta nga opinioni sportiv, duke u konsideruar si një ekip që u dallua për organizim, vendosmëri dhe shpirt gare, duke përfaqësuar denjësisht futbollin norvegjez në arenën ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti i Kosovës për Drejtësi kërkon nga ushtruesja e detyrës…