Bodrumi në Odessa të Ukrainës bëhet spital
05 mars 2022
| 15:14
Derisa lufta në Ukrainë vazhdon në mes të pushtuesve rusë dhe ushtarëve ukrainas, po bëhen përpjekje që shërbimet e gjinekologjisë të ofrohen edhe në rrethana të luftës. Një spital i tillë, i krijuar në kushte të jashtëzakonshme, është duke u ofruar shërbime grave shtatzëna dhe lehonave në një bodrum në Odessa, raporton gazeta “Epoka e re”.



