Bogdani: 30 milionë euro nuk janë shumë për Kumbullën, Roma ka blerë një mbrojtës të shkëlqyer

17 shtator 2020 | 11:22

Erjon Bogdani ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare i cili pjesën më të madhe të karrierës së tij u aktivizua në Serinë A italiane me skuadra si Siena, Chievo apo edhe Cesena në një intervistë për mediat në Apenine ka komentuar transferimin e Marash Kumbullas te Roma, duke vlerësuar maksimalisht talentin.

“Roma ka marrë një mbrojtës të shkëlqyer dhe po ashtu kanë bërë një investim të shkëlqyer. Kumbulla është i datëlindjes 2000 dhe në Kombëtare me mua ka luajtur edhe pse ishte nën moshë. Ka pasur një përmirësim dhe rritje të madhe. Zhvilloi një kampionat shumë të mirë në sezonin e kaluar.

Çmimi prej 30 milionë euro? Vlerësimi i tij nuk ishte i ekzagjeruar. Ishin shumë klube pas Marashit. Roma ka bërë një lëvizje të shkëlqyer për një lojtar që është rregullisht edhe në kombëtare.

Presioni te Roma? Roma duhet të ruaj investimin e saj, por ai vjen të luaj në një skuadër të fortë. Tani është në dorën e tij. Në Serinë A duhet të përmirësohesh gjithnjë sepse ka sulmues të fortë. Kumbulla është i gjatë, disa thonë se është i ngathët, por nuk është e vërtetë. Marashi e lexon aksionin shumë mirë, ka edhe sensin pozicionimit. E ndoqa në sezonin e kaluar dhe më impresionoi, veçanërisht në ndeshjen me Interin ku markoi Lukakun. I qëndroi atij shumë mirë nga pas.

Gati për Romën? Ai me mua ka luajtur edhe me katër mbrojtës duke u aktivizuar si qendër e majtë. Por, ai është një lojtar që ka personalitet dhe nuk ka frikë edhe të shkojë përpara për të nisur një aksion. Po flasim për një djalosh 20-vjeçar që di shumë mirë të adaptohet në sistemet mbrojtëse”, u shpreh Bogdani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në zyret e OVL-UÇK-së kanë arritur zyrtarë të Dhomave të…