
Bogujevci: Edhe opozita ka përgjegjësi
04 qershor 2025
| 10:58
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka thënë se në situatën aktuale ka përgjegjësi edhe opozita.
“Pyetja duhet të bëhet edhe për opozitën, edhe ata janë votuar, edhe ata kanë përgjegjësi. Është përgjegjësi e përbashkët, kur vjen te qeveria e përbashkët është temë tjetër”, ka thënë ajo.
Bogujevci ka folur edhe për votimin e fshehtë.
“Nuk ka në asnjë vend ku thuhet se kalimi i votimit nga i fshehtë në të hapur nuk lejohet. Rregullorja thotë se mund të votohet në formë të fshehtë apo të hapur”, ka thënë Bogujevci.