Boks në avion, Mike Tyson godet me grushte në fytyrë një pasagjer

23 prill 2022 | 00:05

Ish-boksieri i peshave të rënda, Mike Tyson është filmuar teksa godet me grusht një pasagjer tjetër në avionin e linjës ajrore në të cilën po udhëtonte.

Sipas zëdhënësit të Tyson ngjarja ka ndodhur pasi pasagjeri “i hodhi një shishe uji ndaj tij”.

Videoja e publikuar tregon Tyson duke u përkulur mbi ndenjësen e tij teksa godet me grushta disa herë një burrë të paidentifikuar.

Pas ngjarjes së ndodhur policia ka ndaluar dy persona. Një zëdhënëse e Departamentit të Policisë së San Franciskos në një deklaratë u shpreh se personat kanë refuzuar të bashkëpunojnë me policinë.

Sulmi ndodhi të mërkurën mbrëma, përpara se Tyson të nisej nga San Francisko në Florida. Videoja e publikuar nga TMZ nuk tregon të gjithë sherrin dhe një shishe uji nuk duket në pamje.

Sipas TMZ, Tyson kishte pranuar të bënte një foto me pasagjerin në fillim të fluturimit. Por i riu vazhdoi të ngacmonte Tyson, pavarësisht kërkesave të tij për t’u distancuar.

https://youtu.be/V3C4pWwDqps

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
The Economist Tajvani mund të jetë në anën tjetër të…