Boksierët e Kosovës fituan katër medalje në Bosnjë

22 shtator 22:48

Boksierët e Kosovës kanë fituar katër medalje, prej tyre dy të arta dhe dy të argjendta, në turneun ndërkombëtar “Mustafa Hajrulahoviq Talija”, të mbajtur gjatë fundjavës në Bosnjë e Hercegovinë.

Patriot Behrami (69 kg) dhe Shpëtim Bajoku (64 kg) fituan të artat, ndërsa Besfort Merlaku (60 kg) dhe Besart Pireva (81 kg) fituan të argjendtat.

Bajoku u shpall boksieri më teknik, ndërsa Behrami boksieri më luftarak. Drejtësinë e ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli. Turneu është i njohur nga Federata Evropiane e Boksit (EUBC).

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër tërmet është shënuar këtë të diel në Shqipëri. Sipas raportimeve…