Boksieri i pamposhtur amerikan: Do ta kem për nder t’i tregoj vendin Furyt

02 qershor 2023 | 17:29

Boksieri 34-vjeçar amerikan Jarrell Miller, i pamposhtur në karrierën e tij (26 fitore e 1 barazim), ka deklaruar për “Daily Mail” se ai është për momentin kandidati më i fortë dhe më i mirë për të dueluar për titullin kampion në peshën e rëndë.

Për pasojë, ai e fton në duel boksierin e pamposhtur britanik Tyson Fury, që mban titullin e kategorisë WBC. Fury nuk ka gjetur ende një rival për të dueluar këtë vit edhe pse është përfolur për disa emra, si Anthony Josha, Zhilei Xhang apo një rival nga Australia (Damsey McKean). Madje është përfolur edhe për një sfidë me kampionin e botës në peshën e rëndë në artet marciale mikse (MMA), Jon Jones.

Miller, përmes një postimi në rrjetet sociale, fton Furyn në ring: “Dëgjo, i thoni atij djali, Tyson Fury, se kam dëgjuar se po kërkon një rival për t’u përballur. Mjaft u përdrodhe, ti e di se kush është më i mirë, opsioni yt më i mirë”. “Djali që po kërkon është këtu, para teje dhe të sfidon. Njerëzit e tu le të telefonojnë, të punojmë për paratë dhe ta organizojmë duelin. Gipsy King kundër Big Baby, është e bukur edhe kur e dëgjon. Do të ishte një nder për mua ta mundja bythën tënde. Le ta organizojmë këtë sfidë”, ka deklaruar Miller.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli argjentinas i Romës, Paulo Dybala ka konfirmuar se dëshiron…