Bologna fiton Kupën e Italisë

14 maj 2025 | 23:13

Bologna ka shkruar histori në “Olimpico” duke mposhtur Milanin me rezultatin 1-0 në finalen e Kupës së Italisë dhe ka fituar trofeun për herë të tretë në historinë e klubit.

Goli vendimtar u shënua në fillim të pjesës së dytë nga Ndoye, pas një pjese të parë të ekuilibruar dhe me tension të lartë.

Trajneri Vincenzo Italiano i kthen lavdinë qytetit të Bolonjës, duke sjellë Kupën pas plot 51 vitesh, që nga suksesi i fundit me trajnerin legjendar Bruno Pesaola.

Për Milanin, ndërkohë, vazhdon mallkimi në këtë kompeticion, pasi nuk fiton Kupën që nga viti 2003.

Zëvendësimet e bëra nga trajneri Conceiçao nuk dhanë efektin e dëshiruar, ndryshe nga sa ndodhi të premten në kampionat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira,…