Bolsonaro dënohet 27 vjet burg për grusht shteti

12 shtator 2025 | 08:39

Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është dënuar me 27 vjet e 3 muaj burgim nga Gjykata e Lartë për drejtimin e një komploti që synonte përmbysjen e rendit demokratik, pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2022 ndaj Luiz Inácio Lula da Silvës.

Paneli prej pesë gjyqtarësh vendosi me shumicë se Bolsonaro kishte udhëhequr përpjekjet për të qëndruar në pushtet në mënyrë të paligjshme, duke shkelur ligjet kushtetuese të vendit.

Ai u shpall gjithashtu fajtor për organizimin e një grupi kriminal dhe për nxitje të një grushti shteti.

Bolsonaro, 70 vjeç, aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak dhe i është ndaluar kandidimi për poste publike deri në vitin 2033. Avokatët e tij e kanë cilësuar vendimin si “absurdisht të tepruar” dhe kanë paralajmëruar apelim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta e njohur online POLITICO i ka kushtuar një artikull…