Bolti ‘harron’ futbollin, rikthehet në atletikë

28 qershor 2019 | 15:12

Usain Bolt po mendon rikthimin e bujshëm në pistat e vrapimit, një ide sugjestionuese që po merr gjithmonë e më shumë mbështetje, nga vetë protagonisti.

Sprinteri xhamajkan që fitoi epitetin si njeriu i erës për shkak të rekordeve të pabesueshme në olimpiada, po mendon seriozisht për provuar të garojë mes më të mirëve e nëse e zyrtarizon, Lojërat e Tokios në 2020, do të jenë të pestat në karrierën e tij unike.

Disa video të shkurtra të postuara nga xhamajkani në rrjetet sociale ngjallën kërshërinë e tifozëve të atletikës. Në Doha në Shtator, për herë të parë pas 14 vjetësh, një botëror do të zhvillohet pa prezencën e Usain Bolt, por shënjestra e vërtetë e sprinterit është olimpiada e Tokios. Turneu në Japoni do të zhvillohet verën e ardhshme. Usain Bolt do të mbushë 34 vjeç, saktësisht 13 ditë pas përfundimit të Olimpiadës, një moshë jo e pamundur për të garuar sërish me erën.

Njeriu që provoi dhe dështoi për të hyrë së fundmi në futbollin profesionist, tani po tundohet nga ideja për një olimpiadë të pestë, por vetëm koha do ta tregojë nëse atleti i rekordeve do të mund të jetë në lartësinë e duhur, për tifozët dhe për Olimpiadën e Tokios.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, i ka thënë presidentit të…