Ish-këshilltari i Trump: Zgjidhja e çështjes Kosovë–Serbi s’mund të vijë me presion nga jashtë – palët duhet ta duan marrëveshjen

28 qershor 2025 | 22:57

John Bolton, ish-këshilltari i Sigurisë i presidentit amerikan Donald Trump, ka thënë se nuk do të ketë një zgjidhje në çështjen mes Kosovës dhe Serbisë nëse nuk duan palët.

Bolton i tha zgjidhja e mosmarrëveshjeve nuk mund të detyrohet nga jashtë nëse nuk e duan palët, ndërsa solli në vëmendje rastin e Maqedonisë së Veriut.

“Nuk do të ketë zgjidhje derisa palët të arrijnë në një pikë që të kuptojnë që nuk është në interesin e tyre për të vijuar konfliktin, dhe nuk mendoj se këtë mund ta detyrosh nga jasht. Ne kishim këshilltarin e sigurisë dhe për të pasur mundësinë e një marrëveshje por gjithçka është në tavolinë tashmë dhe nuk ka për të qenë e lehtë”.

“Por e dimë që edhe konfliktet që duken të papajtueshme edhe në çështje që janë të vështira edhe për dikë nga jashtë që ta kuptojë për shembull në rastin e Maqedonisë, duke këmbëngulur gjetëm zgjidhje dhe nuk shoh pse kjo nuk mund të funksionojë për Kosovën dhe Serbinë”, ka thënë Bolton në një intervistë për A2CNN.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, bashkë me kreun…