Bomardime në Kharkiv, ekipi mjekësor vrapin për strehim dhe lë pacientin të shtrirë përveç njërit (VIDEO)

17 prill 2022 | 18:55

Mediumi NEXTA ka publikuar një video nga momentet e sulmeve ruse në Kharkiv.

Në pamjet e publikuara shihet ekipi mjekësor duke e trajtuar një të lënduar nga sulme të mëhershme.

Gjatë trajtimit, ndodhin sulme të reja, ndërkaq i gjithë ekipi mjekësor, përfshirë edhe ushtarët, ikin në kërkim të një vendi të sigurt për strehim, përveç njërit, transmeton Gazeta Express.

Kharkivi dhe Mariupoli janë dy prej qyteteve më të sulmuara nga forcat ruse. Dëmet njerëzore dhe materiale janë të mëdha si pasojë e sulmeve të vazhdueshme ajrore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti Haxhi Avdyli ka komentuar “lajmet e ditës” në llogarinë…