Bomba dhe tanke, Izraeli pushton Gazën: 37 sulme në 20 minuta

15 shtator 2025 | 23:55

Ushtria izraelite ka nisur një seri sulmesh të fuqishme në Qytetin e Gazës, raportoi Autoriteti i Transmetimeve Izraelite, duke cituar një burim nga mbrojtja.

Sipas Kanalit 12, një valë “sulmesh ajrore jashtëzakonisht të rënda janë duke u zhvilluar në Qytetin e Gazës, të përqendruara në veri dhe perëndim të qytetit”.

Ushtria izraelite po sulmon aktualisht qytetin e Gazës me avionë luftarakë, artileri dhe dronë, duke shkaktuar shpërthime masive që mund të dëgjohen larg.

Mediat në Rripin raportojnë 37 sulme në 20 minuta dhe një eksod masiv nga zona veriperëndimore e qytetit të Gazës.

Ndërsa bëhet e ditur se ushtria izraelite ka pushtuar zemrën e qytetit.

Në videot e postuara në mediat sociale, qielli mbi enklavë duket portokalli.

Zhurma e shpërthimeve intensive mund të dëgjohet edhe në Izraelin qendror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një…