“Bombardoni laboratorët e inteligjencës artificiale”, dy shkencëtarë e njohur paralajmërojnë: Do të sjellin fundin e njerëzimit në Tokë

26 shtator 2025 | 21:09

Dy shkencëtarë të njohur paralajmërojnë se rreziku më i madh për njerëzimin mund të vijë nga diçka shumë më reale: Inteligjenca Artificiale (AI). Eliezer Yudkowsky dhe Nate Soares, drejtues të Institutit të Kërkimeve mbi Inteligjencën e Makinerive në Berkeley, Kaliforni, kanë mbi 25 vite që studiojnë zhvillimin e inteligjencës artificiale.

Ata theksojnë se teknologjia po ecën me një shpejtësi marramendëse, duke kryer llogaritje brenda 16 orësh, të cilat njerëzimit do t’i duheshin mbi 14 mijë vjet për t’i përfunduar.

Sipas tyre, problemi kryesor qëndron tek fakti se askush nuk e kupton plotësisht se si funksionon “inteligjenca sintetike”. Sa më e mençur bëhet AI, aq më e vështirë bëhet kontrolli mbi të. Në librin e tyre me titull “If Anyone Builds It, Everyone Dies”, ata shprehen se inteligjencat artificiale janë të programuara të jenë të suksesshme me çdo kusht, çka mund të çojë në krijimin e “dëshirave” dhe qëllimeve të vetë makinerive.

“Bombardoni laboratorët e inteligjencës artificiale”, dy

Eliezer Yudkowsky dhe Nate Soares

Yudkowsky dhe Soares parashikojnë se një superinteligjencë e tillë mund të hakerojë kriptovalutat, të financojë fabrika për ndërtimin e robotëve apo të zhvillojë viruse vdekjeprurëse që do të zhduknin jetën në Tokë. Ata i japin këtij skenari një probabilitet alarmant prej 95-99%.

Shkencëtarët shkojnë aq larg sa të sugjerojnë që qeveritë të jenë të gatshme të bombardojnë qendrat e të dhënave ku zhvillohet AI, për të parandaluar krijimin e superinteligjencës.

Shembujt e fundit, si mashtrimi i modelit Claude nga kompania Anthropic apo gjetja e një “rruge të fshehtë” nga modeli i ri i OpenAI, tregojnë se këto sisteme tashmë po demonstrojnë sjellje të paparashikuara. “Rreziku është global dhe absolut”, theksojnë Yudkowsky dhe Soares. “Nëse vazhdojmë kështu, njerëzimi duhet të përgatitet për më të keqen”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Nazmi Jusufi Në një kohë kur mediat dhe politikëbërësit…