Bombarduesit rus në Estoni, NATO aktivizon Nenin 4: Situata është e rrezikshme

23 shtator 2025 | 20:16

Aleanca e Atlantikut të Veriut ka aktivizuar nenin 4 pas shkeljes së hapësirës ajrore të Estonisë nga dy bombardues rus.

Në takimin e saj NATO ka paralajmëruar Rusinë kundër shkeljeve të mëtejshme të hapësirës ajrore nën kërcënimin e forcës. NATO dhe aleatët e saj do të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme ushtarake dhe jo-ushtarake, në përputhje me ligjin ndërkombëtar, për të mbrojtur veten dhe për të penguar kërcënimet nga të gjitha drejtimet, sipas një deklarate të lëshuar nga të 32 anëtarët e aleancës pas konsultimeve në Bruksel, shkruan A2 CNN.

Incidenti është pjesë e një modeli veprimesh të kohëve të fundit nga Rusia që janë “përshkallëzuese, rrezikojnë llogaritje të gabuara dhe rrezikojnë jetë”, tha NATO. Incidenti ndodhi pas një fluturimi dymbëdhjetë-minutësh të avionëve luftarakë rusë mbi territorin estonez dhe ndërhyrjes së më shumë se 20 dronëve rusë në hapësirën ajrore polake.

Thuhet gjithashtu se një dron rus ka fluturuar në hapësirën ajrore të partnerit të NATO-s, Rumanisë. Në fund të takimit pati një reagim edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas takimit të zhvilluar në selinë e Kombeve të Bashkuara…