Bora anulon ndeshjen e Bundesligës

07 shkurt 2021 | 16:04

Ndeshja ndërmjet Arminia Bielefeld dhe Werder Bremen që ishte e paraparë të zhvillohej në kaudër të xhiros së 20-të të Bundesligës, është anuluar.

Është anuluar ndeshja ndërmjet Arminia Bielefeld dhe Werder Bremenit në kuadër të xhiros së 20-të të Bundesligës.

Arsyeja është moti i ligë, i cili po mbretëron në Gjermani dhe në Evropën qendrore. Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Werder Bremenit përmes një komunikatë në uebfaqen e klubit.

Vendimi u morr nga Komisioni Gjyqësor, por që nuk është marrë ende vendimi për caktimin e orarit të ri të ndeshjes.

Në fakt, për shkak të stuhisë së borës edhe në Holandë janë shtyrë ndeshjet e së dielës. Vendimi u mor një ditë më parë, pasi autoritet kishin parashikuar reshje të dendura borë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Ndërkombëtare e Futbollit për Histori dhe Statistika ka shpallur…