Bora e korrikut në Kredarica të Sllovenisë

08 korrik 2025 | 11:28

Në rajonin malor të Kredaricas në Slloveni ku lartësia mbidetare kalon 2 mijë e 500 metra, ka rënë borë. Në pamjet që vijnë nga kamerat e ARSO, në disa zona më të ulëta ka pasur reshje bore, derisa në pikat më të larta borë.

Siç raportojnë mediat sllovene, kjo nuk është diçka që s’ka ndodhur më parë, meqë herë pas here në periudhë e njejtë të vitit ka reshje të pakta bore.

Në korrikun e vitit 2011, me datat 24 dhe 25, në këtë rajon ka pasur reshje të borës që kanë shkuar deri në 25 centimetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në…