Bora mbyll shkollat për tri ditë në Shqipëri

23 janar 2022 | 18:08

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri ka njoftuar se në gjithë vendin nuk do të mbahet mësim për tri ditët e ardhshme për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Ndërkaq ministrja e kësaj ministrie, Evis Kushi, ka thënë se njëri prind, gjatë këtyre tri ditëve, mund të qëndrojë me fëmijët në shtëpi, pa pasoja administrative apo financiare.

“Nisur nga vendimi i fundit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24 – 26 janar për shkak të kushteve të vështira atmosferike, nisur edhe nga eksperiencat e mëparshme ku me vendim të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare, i njëjti vendim do të aplikohet përsëri edhe gjatë javës së ardhshme”, ka shkruar Kushi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vazhdon kaosi në pikat kufitare me Kosovën. Të gjithë ata…