Bora Zemani zbulon nëse do të hynte ndonjëherë në Big Brother VIP
Bora Zemani ka qenë e ftuar së fundmi në “Goca dhe Gra”, ku ndër tjerash është pyetur edhe për Big Brother VIP.
Prezantuesja shqiptare tregoi nëse do të bëhej ndonjëherë pjesë e një formati të tillë.
Zemani thekson se për të ajo eksperiencë është e vështirë dhe nuk beson se do e bënte dot.
Bora u shpreh se edhe pse nuk ka qenë kurrë pjese e shtëpisë, ajo e ka përjetuar njëjtë eksperiencën kur Donaldi ishte banor.
“Nuk besoj sepse më duket eksperiencë shumë e vështirë. Unë nuk do e bëja dot”, tha ajo.
Shtoi në vazhdim: “Në këto kushte që kam qenë i kam parë benefitet pa qenë pjesë e shtëpisë. BBV1 ka qenë eksperiencë intensive shumë, shumë mbytëse sepse kishte të bënte me gjëra të miat personale”.
E njëjta u komentua tejet shumë në edicionin e parë të këtij reality shou, për shkak të historisë që u krijua me Donald Veshajn.



