Bordi e shkarkon nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të K.R.M ‘Çabrati’, Hadri thotë se u bë për interesa politike!

22 janar 2020 | 23:42

Berat Hadri është shkarkuar nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv në Kompaninë Regjionale të Mbeturinave ‘Çabrati’ në Gjakovë.

Hadri ka deklaruar se shkarkimi i tij erdhi nga Bordi i Drejtorëve të sapo emëruar. Madje sipas tij shkarkimi i tij u morë vendim që në mbledhjen e parë konstituive pa asnjë arsye, përpos interesave politike.

 

Madje ai tha se dikujt po i pengon suksesi i arritur i Ndërmarrjes për periudhën 15 mujore sa është udhëhequr nga ai, transmeton Indeksonline.

 

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Më lejoni të ju informoj se sot kam pranuar njoftimin për shkarkimin tim nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të K.R.M. “Çabrati” Sh.A.

Bordi i Drejtorëve të cilët sapo janë emëruar, në mbledhjen e parë konstituive të formimit të tyre, menjëherë kanë marrë vendim për shkarkimin tim nga detyra e punës pa asnjë arsye, “Arsyet janë të ditura, për çështje dhe interesa politike”.

Siç duket dikujt po i pengon suksesi i arritur i Ndërmarrjes për periudhën 15 muajshe sa udhëheqa këtë institucion, sukses ky që K.R.M. “Çabrati” Sh.A. nuk i’a doli ta arrijë për 20 vite pas luftës.

I vetmi arsyetim mund të jetë suksesi i menaxhimit të mirëfilltë dhe që zhvatësit nuk patën mundësi që të shtrijnë rrjetin e tyre për të zhvatur edhe këtë Ndërmarrje, në të cilën që nga 1 tetori 2018 e deri më sot nuk kishin mundësi ndërhyrje të keqpërdorimeve siç i kanë bërë dhe janë mësuar t’i bëjnë.

Për fund i falenderojë të gjithë punëtorët e Ndërmarrjes KRM “Çabrati” Sh.A, për punën dhe bashkëpunimin e tyre gjatë periudhës së menaxhimit tim.

Sinqerishtë,

Berat Hadri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albin Kurti dhe Glauk Konjufca nga Vetëvendosje janë akuzuar shpesh…