Bordi i Paqes, Hamza: PDK-ja pa asnjë rezervë e përkrah këtë zotim

20 shkurt 2026 | 12:17

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se PDK-ja e përkrah pa asnjë rezervë zotimin e Kosovës ne Bordin e Paqes kurdo që ai do të vijë për ratifikim në Kuvend.

Hamza ka thënë për “RTV21” se partia e tij këtë zotim dhe Bordin e Paqes në të cilin është pjesëmarrëse edhe Kosova e vlerëson si diçka pozitive.

“PDK-ja gjithmonë e përkrah me qenë Kosova aty ku janë ShBA-të. Ne e vlerësojmë si diçka pozitive dhe sigurisht që Kosova do ta japë kontributin e vetë brenda këtij bordi (Bordi i Paqes) varësisht prej asaj që kërkohet e çka janë mundësitë e Kosovës. Gjithsesi dhe pa asnjë rezervë”, ka thënë Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Gjatë vitit 2025 vlera totale e sponsorizimeve në sport ka…