Bordi i Paqes në Uashtington, Trumpi mesazh Kosovës dhe Serbisë: Nëse nuk shkoni mirë, më merrni në telefon
19 shkurt 2026
| 18:48
Gjatë fjalës së tij në takimin inaugurues të Bordit të Paqes, presidenti Trump ka folur edhe për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
Trump u shpreh se të dyja shtetet kanë bërë një punë shumë të mirë, por nëse kanë probleme ai i ftoi ta telefonojnë dhe çdo gjë do të zgjidhet.
“Kosova – Serbia, keni bërë një punë të jashtëzakonshme. Nëse nuk shkoni mirë, më merrni në telefon dhe do ta zgjidhim”, u shpreh Donald Trump.



