Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes.
Në një shkrim në llogarinë e saj në X, Osmani ka thënë se Kosova përfaqësohet si shtet themelues.
“Me ftesë të presidentit Donald Trump, kemi mbërritur në Washington, D.C. për takimin inaugurues të Bordit të Paqes, duke përfaqësuar Republika e Kosovës si Shtet Themelues. Së bashku me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe me liderë nga e gjithë bota, do të ecim përpara për të avancuar përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe siguri globale” – ka shkruar ajo.