Bordi i Paqes për Gazën, AKB-ja: ShBA-ja vendosi standardet ndërkombëtare, BE-ja hesht!

23 janar 2026 | 13:06

Krijimi i Bordit të Paqes për Gazën nga administrata amerikane nën drejtimin e Donald Trump nuk është thjesht një iniciativë humanitare. Ky bord koordinon rindërtimin e Gazës pas shkatërrimeve totale nga lufta, duke vendosur ShBA-në si aktor kryesor në vendimmarrjen globale. Kështu ka vlerësuar kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

Ai ka thënë se ndryshe nga pritshmëritë, shumica e vendeve të BE-së nuk morën pjesë, përveç Bullgarisë dhe Hungarisë.

“Heshtja evropiane tregon mungesë vizioni dhe gatishmërie për të kontribuar në rindërtimin dhe stabilitetin rajonal, duke lënë hapësirë që ShBA të vendosë standardet dhe ritmin e ri. Një element kyç është pjesëmarrja e Kinës dhe Rusisë, që tregon ndikimin e ShBA-së edhe mbi rivalët globalë. Trump po vepron si një udhëheqës strategjik global, duke koordinuar procesin e rindërtimit dhe vendosjen e standardeve ndërkombëtare. Edhe Kosova dhe Shqipëria janë angazhuar në këtë bord, edhe pse të kufizuar financiarishtë, rritur peshën diplomatike dhe duke marrë një rol aktiv në vendimmarrjet ndërkombëtare”, ka thënë Shahini, duke shtuar se mesazhi është i qartë. “Bordi i Paqes nuk është vetëm humanitar. Ai është një mjet politik dhe gjeostrategjik që fuqizon ShBA-në dhe tregon se politika, diplomacia dhe strategjia janë të pandashme. Heshtja e BE-së është e dukshme, ndërsa ShBA po krijon rendin e ri botëror”, ka theksuar Agim Shahini, kryetar i AKB-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për politikat…