Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës: Nuk ka rritje të pagave në Postë

10 dhjetor 2020 | 16:03

Për hirë të së vërtetës, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës nuk ka rritur asnjë pagë të askujt dhe as të zyrtarëve të Lartë.

Por, që e ka gjetur një gjendje pa ligjshmërie nga ish Bordi i Përkohshëm deri më 1 tetor 2020 me motive që ata i dijnë kishte prishur hierarkinë e përgjegjësisë ligjore dhe llogaridhënëse, duke zbritur kompensimin e zyrtarëve të Lartë nën pagat e vartësve të tyre.

Bordi i Përkohshëm i Postës, në  kuadër të reduktimit të shpenzimeve ka planifikuar nivelin e ri të koeficienteve, duke filluar nga grada 17 e zyrtarëve të lartë, deri te grada 1 tek punëtori i terrenit.

Andaj, Bordi i Përkohshëm i Postës së Kosovës, nuk ka pasur asnjë  mundësi të filloi zbatimin dhe nivelin e ri të Biznes Planit për vitin 2021, pa e kthyer rregullsinë ku eprori paguhet më shumë se vartësi.

Bordi, në mbledhjen e radhës do të aprovoi Biznes Planin 2021 – 2023 dhe aty do të reduktohen shpenzimet e stafit sipas standardeve, praktikave dhe përgjegjësisë nga zyrtarët e Lartë grada 17 deri në gradën 1. Zbritja e pagave do të hyjë në fuqi nga 1 janar 2021.

Titujt e mediave me tendenca dhe për të kënaqur egon e disa grupeve që kanë humbur privilegjet, nuk ndikojnë në punën dhe vendimet e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve dhe Menaxhmentit të Postës së Kosovës.

Jemi fokusuar si Bord dhe Menaxhment i ndërmarrjes të tejkalojmë sfidat afariste në këtë kohë  pandemie, për të zgjeruar shërbimet për klientit dhe qytetarët e Kosovës, thuhet në njoftimin e Bordit të Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës, të lëshuar për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është caktuar termini i ndeshjeve të rrethit të 1/16 së…