
Bordi i Rregullatorit për Energji miraton disa kërkesa të KOSST-it
Bordi i Rregullatorit për Energji, ka mbajtur mbledhjen e nëntë me radhë për këtë vit. Në këtë mbledhje janë miratuar kërkesat e Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSST) lidhur me procedurat për shkëmbimin dhe aktivizimin e rezervave për balancim të zonave rregulluese Kosovë – Shqipëri dhe alokim të kapaciteteve interkonektive, si dhe rregullat e ankandit për alokimin e kapaciteteve në Zyrën e Ankandit të koordinuar në Evropën Juglindore, raporton “Epoka e re”.
Në këtë mbledhje Bordi ka miratuar licencat afatgjate për prodhim të energjisë elektrike të ndërmarrjes Kelkos Energy Sh.P.K për HC Deçani dhe HC Belaja .
Pjesë e shqyrtimit dhe miratimit të Bordit në këtë mbledhje ishte edhe aneksi i marrëveshjes KEK- Termokos lidhur me çmimin e energjisë elektrike nga ko-gjenerimi.
Bordi po ashtu ka miratuar kërkesat e tetë aplikuesve për ndërtimin e gjithsej 233kW kapacitete gjeneruese për vetkonsum nga panelet solare në Komunën e Prishtinës, Garaçanicës, Malishevës dhe Deçanit.
“Bordi ka shqyrtuar planin e performancës së Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2021. Ky plan i performancës është një faktor i rëndësishëm përcaktues për përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive ligjore të përcaktuara me nenin 15 të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë, si dhe për planifikimi e të hyrave dhe shpenzimeve të ZRRE-së përgatitur në përputhje me nenin 22 të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë (Ligji Nr. 05/L-084) dhe nenit 43 pika 3 të Ligjit Për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura (Ligji Nr.06/-113) Si zakonisht në seancat e Bordit, edhe sot, janë shqyrtuar edhe disa ankesa të konsumatorëve si dhe çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit”, është bërë me dije në njoftimin për medie.