Bordi merr vendim: Punëtorëve të KEK-ut, u ndahen nga 400 euro bonus

25 korrik 2025 | 16:39

Bordi i Korporatës Energjetike të Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e një bonusi në vlerë prej 400 euro neto për të gjithë të punësuarit e korporatës.

Në njoftimin e KEK thuhet se ky vendim është marrë bazuar në kompetencat statutare të Bordit, sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare të qeverisjes korporative, si dhe mbi bazën e performancës së mirë financiare të KEK Sh.A. gjatë vitit 2024.

“Njëkohësisht, në shqyrtimin e këtij vendimi janë marrë parasysh edhe kërkesat e dy sindikatave aktive në KEK Sh.A. – SR-KEK dhe SPEK – të adresuara gjatë takimeve të rregullta me menaxhmentin ekzekutiv. Bordi e ka ndërmarrë këtë vendim me bindjen se mirëqenia e punonjësve të KEK Sh.A. mbetet një prioritet strategjik, duke i konsideruar ata si asetet më vitale të korporatës dhe themel të suksesit dhe stabilitetit të saj. Ky bonus përfaqëson një vlerësim të drejtpërdrejtë për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e vazhdueshëm të stafit në përmbushjen e objektivave të korporatës në sektorin energjetik të vendit. Zbatimi i vendimit do të bëhet nga menaxhmenti ekzekutiv, në koordinim me njësitë përkatëse financiare dhe administrative të KEK Sh.A”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

𝐌𝐢𝐫ë𝐪𝐞𝐧𝐢𝐚 𝐞 𝐩𝐮𝐧𝐨𝐧𝐣ë𝐬𝐯𝐞 𝐧ë 𝐟𝐨𝐤𝐮𝐬 – 𝐁𝐨𝐫𝐝𝐢 𝐢 𝐊𝐄𝐊 𝐒𝐡.𝐀. 𝐦𝐢𝐫𝐚𝐭𝐨𝐧 𝐛𝐨𝐧𝐮𝐬 𝐩ë𝐫 𝐭ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡ë 𝐭ë 𝐩𝐮𝐧ë𝐬𝐮𝐚𝐫𝐢𝐭

Prishtinë, 25 korrik 2025

Sot, në mbledhjen e rregullt të Bordit të Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK Sh.A.), është miratuar vendimi për ndarjen e një bonusi në vlerë prej 400 euro neto për të gjithë të punësuarit e korporatës.

✅Ky vendim është marrë bazuar në kompetencat statutare të Bordit, sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare të qeverisjes korporative, si dhe mbi bazën e performancës së mirë financiare të KEK Sh.A. gjatë vitit 2024.

✅Njëkohësisht, në shqyrtimin e këtij vendimi janë marrë parasysh edhe kërkesat e dy sindikatave aktive në KEK Sh.A. – SR-KEK dhe SPEK – të adresuara gjatë takimeve të rregullta me menaxhmentin ekzekutiv.

✅Bordi e ka ndërmarrë këtë vendim me bindjen se mirëqenia e punonjësve të KEK Sh.A. mbetet një prioritet strategjik, duke i konsideruar ata si asetet më vitale të korporatës dhe themel të suksesit dhe stabilitetit të saj.

✅Ky bonus përfaqëson një vlerësim të drejtpërdrejtë për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e vazhdueshëm të stafit në përmbushjen e objektivave të korporatës në sektorin energjetik të vendit.

✅Zbatimi i vendimit do të bëhet nga menaxhmenti ekzekutiv, në koordinim me njësitë përkatëse financiare dhe administrative të KEK Sh.A.

𝐊𝐨𝐫𝐩𝐨𝐫𝐚𝐭𝐚 𝐄𝐧𝐞𝐫𝐠𝐣𝐞𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 (𝐊𝐄𝐊)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e Alexander Isak po bëhet gjithnjë e më…