Borë e akull në rrugë, Komuna e Prishtinës: Ekipet në gatishmëri të plotë
Komuna e Prishtinës deklaron se ekipet e tyre janë në terren dhe “plotësisht të përgatitura për të vepruar sipas nevojës, në funksion të sigurisë në rrugët e Kryeqytetit”.
Komuna përmes një njoftimi ju bën thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht në zonat rurale dhe malore, ku ekziston rrezik nga ngricat dhe rrëshqitjet e rrugëve.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM PUBLIK
Ju njoftojmë se ekipet tona janë në terren dhe plotësisht të përgatitura për të vepruar sipas nevojës, në funksion të sigurisë në rrugët e Kryeqytetit.
Megjithatë, për shkak të temperaturave të ulëta, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht në zonat rurale dhe malore, ku ekziston rrezik nga ngricat dhe rrëshqitjet e rrugëve.
Rekomandohet:
• përdorimi i pajisjeve dimërore,
• respektimi i sinjalizimit rrugor dhe udhëzimeve të autoriteteve.
Ekipet komunale do të vazhdojnë monitorimin dhe ndërhyrjet sipas nevojës, për të garantuar qarkullim sa më të sigurt.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.


