Borë e madhe në Kroaci, bllokohen rrugët
26 mars 2026
| 16:02
Reshje të dendura dëbore ranë në Kroaci të enjten, duke bllokuar trafikun e kamionëve në autostradat kryesore midis kryeqytetit Zagreb dhe Rijekës.
Rreth 20 centimetra borë e trashë pranverore ra vetëm pak orë të mëngjesit, duke shkaktuar kaos në rrugët shumë të ngarkuara në Kroaci.
Associated Press raporton se kushtet e këqija të motit do të vazhdojnë të përshkojnë Ballkanin edhe në ditët në vijim dhe reshjet e pritura të borës do të shtohen gjatë së premtes dhe së shtunës në Bosnjë dhe Serbi.



