
Borelli viziton Shqipërinë një ditë para takimit të Ohrit
10 mars 2023
| 16:24
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell dhe komisionari Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhely, pritet që të vizitojnë Tiranën, një ditë para takimit të Ohrit në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Zyrtarët e BE-së do të mblidhen në kryeqytetin shqiptar për Këshillin e Stabilizim-Asociimit.
Këshilli i Stabilizim-Asociimit mblidhet një herë në vit për të kryer një vlerësim të përgjithshëm mbi implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe shqyrton çdo çështje të rëndësishme që del në kuadër të zbatimit të saj, njofton “tvklan.al”.