Boris Johnson sot i drejtohet parlamentit të Ukrainës

03 maj 2022 | 09:49

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson sot do t’i drejtohet parlamentit të Ukrainës, ndërsa Presidenti Zelensky po sot do t’i drejtohet Parlamentit Shqiptar përmes videolinkut.

Ai pritet që të përshkruajë rezistencën e Ukrainës ndaj pushtimit rus si “ora më e mirë” e vendi.

“Kjo është ora më e bukur e Ukrainës, një kapitull epik në historinë tuaj kombëtare që do të mbahet mend dhe rrëfehet për brezat që do të vijnë”, raporton BBC.

Johnson do të prezantojw gjithashtu një paketë në mbështetje shtesë ushtarake, e cila do të përfshijë pajisje të luftës elektronike, një sistem radar kundër baterive, bllokues GPS dhe pajisje për shikim natën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numër i madh i aksidenteve në trafik janë shkaktuar gjatë…