
Borrel: Jemi me gratë, burrat dhe fëmijët në Ukrainë që kanë frikë për jetën e tyre
24 shkurt 2022
| 08:08
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrel, e dënon fuqishëm sulmin e Rusisë mbi Ukrainën.
Borrel tha se në këtë kohë të vështirë është me gratë, burrat dhe fëmijët e pafajshëm që kanë frikë për jetët e tyre.
“Ne dënojmë fuqishëm sulmin e pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës. Në këto orë të errëta, mendimet tona janë me Ukrainën. Me gratë, burrat dhe fëmijët e pafajshëm teksa përballen me sulmin që kanë frikë për jetët e tyre. Ne do të mbajmë përgjegjës Kremlinin”.