Borrell në Liban: E vetmja rrugë drejt paqes është shteti palestinez

06 janar 2024 | 16:05

Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, po qëndron në Liban – një vizitë që vjen mes përpjekjeve më të gjera diplomatike për të ndaluar përhapjen e konfliktit në Gaza në vende të tjera të rajonit.

Duke folur në një konferencë shtypi të mbajtur me kryeministrin libanez, Najib Mikati, Borrell tha se donte të fillonte një nismë europiano-arabe për të ringjallur një proces paqeje, me qëllimin përfundimtar të një zgjidhje me dy shtete.

“Rruga e vetme është krijimi i një shteti palestinez”, tha ai, duke shtuar se perspektiva e një shteti do të ofronte një “horizont shprese” për palestinezët.

Ai shtoi se do të vizitojë gjithashtu Arabinë Saudite të dielën për të diskutuar hapat për të siguruar paqen në të gjithë rajonin, raporton The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hasan Dakaj nga Prizreni, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,…