Borrelli: BE-ja ka marrë përgjigjet për propozimin franko – gjerman nga Kurti dhe Vuçiqi

04 nëntor 2022 | 13:03

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, ka pohuar se Bashkimi Evropian (BE) ka marrë përgjigje për propozimin franko-gjerman nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Kemi marrë përgjigje nga të dyja palët. Ne jemi duke i studiuar ato”, ka thënë Borelli.

“Shpresoj se ai (propozimi) do të përfaqësojë një ndryshim dhe një hap përpara në këtë proces”, ka thënë ai në prag të takimit të ministrave të jashtëm të G7 në Munster, transmeton Shërbimi i Jashtëm Evropian (EEAS).

Diplomati spanjoll ka theksuar se “korniza e re” për dialogun iu është prezantuar palëve fillimisht para stinës së verës “për të kapërcyer gjendjen e përhershme të krizës në të cilën kemi punuar dhe për të kërkuar një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të tyre”.

Ai ka vlerësuar se momentumi i krijuar pas angazhimit të Gjermanisë dhe Francës, duhet shfrytëzuar.

“Dhe mendoj se ky është një rast i mirë që duhet shfrytëzuar për t’i bërë marrëdhëniet në mes të Prishtinës dhe Beogradit, le të themi më normale, sepse në mënyrë që të dy të përparojnë në rrugën e tyre evropiane, ky normalizim i marrëdhënieve është shume e rëndësishme”, ka thënë Borrelli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rritja ekonomike është ngadalësuar në vitin 2022 dhe parashikimet për…