Borrelli i thërret në takim urgjent Kurtin dhe Vuçiqin

22 qershor 2023 | 08:02

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka bërë të ditur se i ka thirrur për një takim urgjent në Bruksel, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të gjetur një rrugëdalje për situatën e tensionuar.

Nëpërmjet një njoftimi në Twitter, Borrell ja thënë se është nevojë urgjente për deeskalim të menjëhershëm dhe zgjedhje të reja në veri të Kosovës.

“I kam thirrur liderët e Serbisë dhe Kosovës në Bruksel për takime urgjente për të gjetur rrugën e daljes nga kriza aktuale. Ne kemi nevojë për deeskalim të menjëhershëm dhe zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës. Kjo është parësore për rajonin dhe BE-në”, ka shkruar Borrell.

Josep Borrell Fontelles on Twitter: “I have called the leaders of Serbia @predsednikrs & Kosovo @albinkurti to Brussels for urgent meetings to find the way out of the current crisis We need immediate de-escalation & new elections in the north with participation of Kosovo Serbs. This is paramount for the region & EU” / Twitter

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Malisheva ka prezantuar trajnerin e ri dhe ai është Senad…