
Borrelli inkurajon Kurtin të përfshihet në dialogun me Serbinë
Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka folur pas takimit që ja zhvilluar në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Borrelli ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për përfshirjen e kryeministrit Kurti në dialogun me Serbinë, ngase sipas tij, rruga evropiane e Kosovës, kalon nëpër dialog.
Në këtë kontekst, ai ka inkurajuar Kurtin që të përfshihet në dialog me Serbinë.
“Rruga evropiane e Kosovës, kalon nëpër këtë dialog. Për të arritur një marrëveshje të obligueshme, për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë”.
“Për këtë e inkurajova kryeministrin Kurti të përfshihet në këtë çështje. Ai, ekipi im dhe Lajçaku jemi duke bërë punën tonë”.
“Nuk do të jetë e lehtë dhe e kënaqshme, por kjo duhet bërë për të gjithë Ballkanin, për të gjithë popullin e Kosovës dhe Serbisë”.
“Ne shumë shpejt do të kemi takimin e lartë në Bashkimin Evropian. Ne jemi dakorduar që të fillojmë këtë çështje”, është shprehur Borrelli.