Borrelli në Tiranë: Ka ardhur koha e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE

15 mars 2022 | 12:09

Shefi për politikë të jashtme i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka thënë në Shqipëri se nuk ka kohë më të nevojshme sesa tash për të qenë të gjithë bashkë.

Në këtë kontekst, Borrelli ka thënë se ka ardhur koha që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në Bashkimin Evropian (BE).

“Ka ardhur koha që të rigjallërohet procesi i zgjerimit.  Ka ardhur të rigjallërohet procesi i zgjerimit dhe të integrohet Ballkani Perëndimor në BE”.

“Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për çelje të negociatave. E them me zë të fortë punën  që bëhet dhe mbështes çeljen e negociatave gjatë presidencës franceze”, ka thënë Borrelli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova dhe populli ende…