Borrelli: Nuk duhet të ketë shmangie të dialogut të lehtësuar nga BE-ja

27 maj 2020 | 20:57

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka thënë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Serbinë, është evropiane.

Në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se “si BE ne jemi të përkushtuar t’i shoqërojmë ata në çdo hap të rrugës së tyre”.

Por për ta bërë të ardhmen evropiane një realitet për njerëzit e tyre, ka shkruar tutje Borelli, “nuk duhet të ketë shmangie të dialogut të lehtësuar nga BE”.

Kjo deklaratë e Borrelli vjen pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nuk do të marr pjesë në proceset negociuese që udhëhiqen nga përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Samadrexha e Vushtrrisë është bërë me sallë sportive. Me këtë…