
Boshnjaku prezantohet te Gjilani
Mesfushori Lorik Boshnjaku është zyrtarizuar te skuadra e Gjilanit, pjesë e së cilës do të jetë për sezonin 2025/26 të Superligës së Kosovës në futboll.
Gjilani, të shtunën e prezantoi Boshnjakun, me të cilin firmosi kontratë deri në vitin 2027, ndërsa të dielën, mesfushori në një intervistë për faqen e klubit tha se është gati për kapitullin e ri.
Boshnjaku insistoi se projekti madhor që e ka Gjilani, e bindi ti bashkohet këtij ekipi, i cili sezonin e ri do të luftojë për të gjithë trofetë në futbollin kosovar.
Po ashtu, Boshnjaku premtoi angazhim maksimal me fanellën e Gjilanit, si dhe u bërë ftesë tifozëve të klubit që të jenë të pranishëm në çdo ndeshje për ta përkrahur ekipin.
Boshnjaku sezonin e shkuar ishte pjesë e Suharekës, ekip që nuk mbijetoi në Superligë dhe u kthye në Ligën e Parë pas një viti në elitë.
Në 32 ndeshje kampionale, Boshnjaku 29-vjeçari realizoi 1 gol dhe bëri 1 asistim sezonin e fundit.