Bosi i drogës i afërt me Kurtin, takohej edhe me udhëheqësit e dështuar të VV-së në Shqipëri

04 qershor 2025 | 20:23

Shemsi Bahtiri, i arrestuar në aksionin e madh kundër drogës të martën, kishte lidhje me Albin Kurtin e Xhelal Sveçlën. Këto lidhje ai dyshohet se i ka mbajtur edhe me udhëheqësit e VV-së në Tiranë. Njëri prej tyre, në zgjedhjet e vitit 2021 në Shqipëri, ani pse i ndihmuar nga VV-ja kishte dështuar keq të bëhej deputet dhe nuk kishte siguruar vota aq sa pretendonte partia e Kurtit që mendonte ta shtrinte ndikimin në Shqipërinë e Edi Ramës.

Bosi i dyshuar i drogës që u kap të martën në aksionin e madh policor, Shemsi Bahtiri, lidhjet e tij me politikën pretendohet se i kishte forcuar edhe në Shqipëri.

Bahtiri doli të jetë i afërt me Vetëvendosjen, posaçërisht me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe ministrin në detyrë të punëve të brendshme, Xhelal Sveçla.

Por afërsia e tij i ka kaluar kufijtë. Ai është fotografuar edhe me udhëheqësit e Vetëvendosjes në Shqipëri, Bojken Abazi dhe Arbër Zaimin, dy udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosjes në Shqipëri.

Në fotot që ka siguruar Paparaci, Shemsi Bahtiri shihet me të dy aktivistët e Vetëvendosjes në Shqipëri. Fotot janë shkrepur në kohën e pandemisë pasi në të dyja, Bahtiri shihet me maskë në fytyrë.

Bojken Abazi ka shërbyer si Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë, ndërkaq autoritetet e Kosovës e kishin dëbuar në vitin 2016, me arsyetimin se kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.

Në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë në vitin 2021, Abazi dështoi shumë keq në garën për deputet. Kandidoi si i pavarur në qarkun e Tiranës, por me mbështetje të Vetëvendosjes, e cila nuk ishe e mjaftueshme sepse siguroi vetëm 2 mijë e 993 vota.

Aventura e Abazit me Vetëvendosjen përfundoi në vitin 2022 kur dha dorëheqje nga drejtimi i kësaj partie që pretendonte të kishte ndikim edhe në Shqipëri.

Ndërkaq, Arbër Zaimi është këshilltar pa vendim i Kurtit dhe anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. Ai aktualisht jeton në Francë, por prej vitit 2009 ka qenë aktivist i VV-së. mbrri me i pa lojërat politike”, ka thënë Matoshi.

Kapja e bosit të drogës

Një operacion i njësitit antidrogë të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale e INTERPOL-in ka rezultuar me arrestimin e 22 personave të dyshuar për trafikim me narkotikë. Në mesin e të arrestuarve është kapur edhe bosi kryesor i këtij grupi, Shemsi Bahtiri, i cili del të jetë një eksponent i Lëvizjes Vetëvendosje – i afërt me Albin Kurtin e Xhelal Sveçlën.

Prokuroria Speciale e Policia e Kosovës kanë zhvilluar të martën njërin prej aksioneve më të mëdhenj, duke goditur rëndë një grup të organizuar kriminal.

Shuma milionëshe të ‘ngrira’ e qindra vetura të sekuestruara janë vetëm disa nga sukseset e numërta të këtij aksioni.

I kodur me emrin “Qielli i Thyer”, aksioni i Prokurorisë Speciale rezultoi edhe me arrestimin e bosit të këtij grupi, Shemsi Bahtiri.

Prej vitesh Bahtiri ishte pjesë e paandashme e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai bënte pjesë në degën në Prishtinë të kësaj partie.

Bosi i heroinës kishte marrë pjesë në shumë aktivitet të kësaj partie. Në mesin e tyre edhe në aksionin e atëhershme të LVV-së kundër kryeprokurorit Lumezi.

Në fotografitë e publikuara nga shefi i kësaj partie në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, Bahtiri shfaqet si anëtar në Pikën Medrese të kësaj partie në Prishtinë.

Ai shfaqet së bashku me anëtarët tjerë të kësaj partie duke u moblizuar kundër ish-kryeprokurorit Lumezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka refuzuar si të…