Bostoni e Minnesota udhëheqin dy Konferencat, humbasin Milwaukee e Miami
Bostoni ruan kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores me rezultat 118-97 ndaj San Antonios. Ndeshje pa shumë histori, ku u dallua Tatum, autor i 24 pikëve.
Fitorja e dytë radhazi për Lakersat, që mundi me rezultat 127-110 Dallasin. Tre lojtarë të Lakersve realizuan 82 pikë (Russell 29, Davis 28, James 25), duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Donqiq për teksanët. Toronto, falë 28 pikëve të Trent, mundi me shifrat 121-97 Miamin, duke synuar zonën “play-off” në Lindje.
Në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit qëndron Minnesota, që mundi Detroitin (124-117). Towns e Edwards realizuan nga 27 pikë secili për Minnesota, ndërsa 32 pikët e Ivey mbetën për statistikë. Zhgënjen ekipi i Milwaukee, që u mund nga Clevelandi (135-95), ndeshje dominuar nga vendasit, ku u dalluan Niang me 33 pikë e Mitchell me 31.
Fitore në sekondat e fundit korri Atlanta, që falë 26 pikëve të Murrayt mposhti me rezultat 106-105 Orlandon.
Rezultatet
Detroit – Minnesota 117-124
Atlanta – Orlando 106-104
Boston – San Antonio 117-98
Cleveland – Milwaukee 135-95
New York – Houston 109-94
Toronto – Miami 121-97
New Orleans – Charlotte 132-112
Lakers – Dallas 127-110
Utah Jazz – Golden State (e shtyrë)
Portland – Brooklyn 105-103



