
Bostoni gjysmëfinalisti i parë, Toronto rihap garën me Philadelphia
Bostoni është ekipi i parë gjysmëfinalist i “play-off”-it në NBA. Skuadra e Celtics mposhti me rezultat 116-112 Brooklynin, duke fituar 4-0 serinë e çerekfinaleve. Një zhgënjim për Nets, që e nisën sezonin ashtu si Lakersat favoritë, por që u ndalën herët. Tatum me 29 pikë, Brown me 22 e Smart me 20 ishin vendimtarë në fitoren e Bostonit, duke i bërë të pavlefshme 39 pikët e Kevin Durant për Brooklynin. Toronto fitoi me rezultat 103-88 në fushën e Philadelphia dhe rihap garën për në gjysmëfinale. Philadelphia udhëheq 3-2 serinë, ndërkohë që kanadezët kanë fituar dy përballjet e fundit. Ndeshja u dominua nga Toronto, ku u dallua Siakam me 23 pikë e 10 rebound. 3-2 udhëheq edhe Dallas, që mundi 102-77 Utah Jazz. Ndeshje e mirë për Luka Donqiq, që realizoi 33 pikë e 13 rebound për teksanët.
Konferenca e Lindjes – Çerekfinale “play-off”
Miami – Atlanta (3-1)
Philadelphia – Toronto 88-103 (3-2)
Milwaukee – Chicago (3-1)
Boston – Brooklyn 116-112 (4-0)
Konferenca e Perëndimit – Çerekfinale “play-off”
Phoenix – New Orleans (2-2)
Dallas – Utah Jazz 102-77 (3-2)
Golden State – Denver (3-1)
Memphis – Minnesota (2-2)